Kryetari i Administratës Palestineze Mahmoud Abbas më 6 shkurt u takua në Kajro me Presidentin e Iranit Mahmoud Ahmadinejad. Ata mbërritën në Egjipt për pjesëmarrje në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Abbas diskutoi me liderin iranian procesin politik, pajtimin e lëvizjeve “Fatah” dhe “Hamas”, tema të përgjithshme në kuadër të OIC si dhe "krizën financiare nga e cila po vuan shteti palestinez".