Në Venezuelë u kremtua përvjetori i 21-të i grushtit ushtarak të shtetit, të organizuar nga Hugo Chavez në vitin 1992. Grusht i dështuar i shtetit më 4 shkurt cilësohet në Venezuelë si hapi i parë në rrugën e zgjedhjes së Chavez-it President në vitin 1998.

Chavez shprehu keqardhjen e vet që nuk mundi të ishte pranë popullit të tij në këtë përvjetor. Mesazhi i tij u lexua nga Zv. Presidenti Nicolas Maduro në mitingun festiv të organizuar në kryeqytet.

Pas sulmit të dështuar më 4 shkurt të vitit 1992 në Pallatin presidencial Chavez u arrestua. Dy vjet më vonë ai u lirua falë një amnistie presidenciale.