Kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili e ka quajtur rregullimin e marrëdhënieve me Rusinë "problemin më të madh dhe dëshirën më të madhe" të autoriteteve të reja. Sipas fjalëve të tij, procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë ka filluar tashmë.

"Më parë qeveria, e cila tani është në opozitë, e kufizoi vetë hapjen e tregut rus", - deklaroi Ivanishvili, duke theksuar se sektori bujqësor i Gjeorgjisë është jashtëzakonisht i interesuar për tregtinë me Rusinë.

Ndërkohë Ivanishvili theksoi se partnerja më e madhe strategjike e Gjeorgjisë është SHBA-ja, ndërsa strategjia e politikës së jashtme të vendit - integrimi europian.