0Disa nga mediat botërore po u bien këmbanave të alarmit në lidhje me rritjen e popullsisë. Për shembull, përfundimi kryesor nga seria e artikujve të gazetës amerikane “The Los Angeles Times” kushtuar temës demografike është mjaft i zymtë: për shkak të mbipopullimit kushtet e ardhshme të jetesës së shumicës dërrmuese të njerëzve do të jenë të mjerueshme. Madje më tepër se kaq, rritja e popullsisë kërcënon ekzistencën e vetë planetit, mendon bashkëpunëtori shkencor kryesor i Institutit rus të Demografisë, Nikita Mkrtçjan:

- Planeti përkujdeset për ruajtjen e vetëvetes. Kurse njeriu i bën sfidë të hapur atij. Dhe kjo është bërë tashmë mëse evidente. Këtu mund të përmendim ngrohjen globale, dhe, thjesht, shkatërrimin e mjedisit rrethues. Njerëzimi duhet të gjejë medoemos disa zgjidhje të drejta, ekologjikisht korrekte për të mbështetur e siguruar jetesën e vet në të ardhmen.

Shkencëtarët kanë llogaritur se për rritjen e numrit të popullsisë nga 6 miliardë deri në 7 miliardë banorë njerëzimit iu deshën 13 vjet. Kurse lindjen e banorit të 6-miliardtë njerëzit e pritën një vit më pak se kjo kohë. Ithtarët, mbështetësit e teorisë së ngadalësimit të ritmeve të rritjes së popullatës besojnë se problemi kryesor do të jetë është degradimi demografik. Ja mendimi në lidhje me këtë problem i redaktorit të portalit informativ-analitik rus «Демография.ру» ("Demografiya.ru") Igor Belloborodov:

- Problemet tona qëndrojnë në rrafshin e lindshmërisë jashtëzakonisht të ulët dhe në shkatërrimin e vlerave tradicionale të familjes, të cilat kanë siguruar zhvillimin e të gjithë historisë njerëzore dhe rinovimin e gjeneratave. Tani kjo nuk po ndodh në nivelin e duhur, sepse i gjithë shtimi botëror i popullsisë faktikisht sigurohet vetëm nga 39 shtete të Kontinentit Afrikan. Nëse marrim Evropën, për shembull vendet e botës anglo-saksone, ne do të vërejmë një trend tejet shqetësues demografik. Gjatë 40 viteve të fundit atje ka ndodhur reduktimi i dyfishtë i normave të lindshmërisë. Dhe, meqë ra fjala, sa për referencë: tashmë aty nga vitet 2028-2030 do të fillojë reduktimi i popullsisë së Kinës.

0Për mijëvjeçarë të tërë lindshmëria duhej të ishte shumë e lartë në mënyrë që të mundësonte njerëzimin për t’i mbijetuar epidemive, luftërave dhe urisë. Në një moment të caktuar, falë zhvillimit të teknologjive të reja, vdekshmëria në Evropë dhe Amerikën e Veriut filloi të bjerë. Popullsia nisi të rritet me shpejtësi, por pastaj kurba e lindshmërisë mori trajektoren e rënies. Për shembull, edhe në vendet me lindshmëri të lartë, të tilla si Brazili, India dhe Meksika, në dekadën e fundit norma e lindjeve është reduktuar në 2-3 herë. Ekspertët e përcaktojnë këtë situatë me termin "tranzicioni demografik". Nëse si rezultat i kësaj niveli i lindshmërisë globale do të stabilizohet në treguesin mesatar evropian - ndërsa ky është një fëmijë e gjysëm për një grua, - atëhere pas 300 vjetësh popullsia e planetit si zor të tejkalojë shifrën një miliard.