Agjencia ndërkombëtare e renditjeve Standard & Poor’s njoftoi se kundër saj ka ndërmend të ngrejë padi në gjykatën civile Ministria e Drejtësisë e SHBA-së.

Sipas të dhënave të Agjencisë, ministria e akuzon atë për mbivlerësimin e renditjes së obligacioneve hipotekare në vitin 2007, çka më vonë u bë një nga shkaqet e shpërthimit të krizës financiare globale. Standard & Poor’s e ka quajtur padinë, që po përgatitet kundër saj, pa bazë faktike apo juridike.

Kjo do të jetë padia e parë në rang federal që ngrihet kundër Agjencisë së vlerësimeve në lidhje me krizën financiare globale.