Presidenti i Koresë së Jugut, që po largohet nga posti i vet, Lee Myung-Bak deklaroi se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur për kryerjen e disa shpërthimeve bërthamore.

Më parë Koreja e Veriut njoftoi se po përgatitej për testimin e një pajisjeje bërthamore. Presidenti i Koresë së Jugut theksoi se Pheniani mund të kryejë disa shpërthime njëkohësisht. Për më tepër, Lee Myung-Bak theksoi se mbi Korenë e Veriut nuk vepron politika e bindjes.