Senatori republikan i SHBA-së John McCain e krahasoi Presidentin iranian, Mahmoud Ahmadinejad, me një majmun. Deklarata e politikanit erdhi pasi lideri iranian shprehu pikësynimin e tij për të fluturuar në kozmos.

"Pra, Ahmadinejad dëshiron të bëhet iraniani i parë që shkon në kozmos. Vallë a nuk ishte atje ai javën e kaluar?", - shkroi McCain në Twitter.

Senatori iu referua ngjarjeve të një jave më parë, kur sipas gjasave Irani arriti të kryejë një lëshim të suksesshëm në kozmos të një majmuni.