Ushtarakët amerikanë në Afganistan anuluan ndalimin për nënshkrimin e kontratave me kompaninë ajrore afgane Kam Air, e cila dyshohet se transporton sasi të mëdha lëndësh narkotike nga Afganistani në vende të tjera.

Qeveria e Afganistanit ka premtuar kryerjen e një hetimi të plotë të këtij fakti. Në janar një përfaqësues i forcave të armatosura amerikane deklaroi se ata kanë prova të përfshirjes së Kam Air në transportimin e drogës në Taxhikistanin fqinj.

Taxhikistani është një nga pikat kryesore të tranzitit, të përdorura për trafikimin e drogës nga Afganistani në vendet perëndimore.