0Sipas të dhënave të NASA-s, rrezik potencial për banorët e Tokës përbëjnë rreth 47.000 asteroidë me diametër nga 100 metra e më shumë, të cilët ndodhen në një distancë prej më pak se tetë milionë kilometra nga Toka. Në shekullin e XXI teorikisht janë të mundura 11 përplasje, katër prej të cilave mund të ndodhin që para vitit 2050.

Nga mysafirët e paftuar njerëzimi duhet të mbrohet duke kërkuar mënyrat më optimale të garantimit të sigurisë. Shkencëtarët rusë kanë përpiluar një plan veprimi në rast të lindjes së ndonjë rreziku të tillë, thotë Përfaqësuesi i Qendrës Shtetërore Raketore ruse me emër të Akademikut Makejev, Sergei Mahanjkov:

- Ekziston opsioni - shkatërrimi i këtyre objekteve të rrezikshme. Domethënë kjo do të arrihet me anë të pajisjeve, të cilat do ta copëtojnë, dërrmojnë asteroidin në fragmente të vogla. Ose në asteroide do të dërgohen pajisje që do të lejojnë ndryshimin e trajektores së tyre.

Për dërgimin e aparateve-shkatërruese në objektet kozmike, që përbëjnë rrezik kërcënues për banorët e planetit, mund të përdoren raketat balistike ndërkontinentale, thotë bashkëpunëtori shkencor i Qendrës Shtetërore Raketore ruse me emër të Akademikut Makejev, Sabit Garajev:

- Ne trupin e raketës ne instalojmë aparatin e sipërpërmendur me motorin e vet dhe sistemin e drejtimit. Ne kemi zhvilluar "Kaissa" (russ. «Каисса») - aparatin e zbulimit si dhe pajisjen goditëse - “Kurthi” (russ. «Капкан»). Në vitin 2021 ne synojmë të realizojmë lëshimin e aparatit të zbulimit në asteroidin Apophis, i cili do të marrë mostra të dheut atje, do të vendosë sensorë, të cilët do të fluturojnë më tej së bashku me Apophis. Ata do të transmetojnë në Tokë koordinatat e sakta të trajektores së tij. Kurse në vitin 2036, në qoftë se do të lindë rreziku i përplasjes së tij me Tokën, do të lëshojmë drejt asteroidit “Kurthi-n”. Aparati "Kurthi" është i përbërë nga disa module goditëse, të cilat mund ta hedhin në erë asteroidin ose ta shtyjnë larg Tokës atë.

Vendosja e "Kurthi-t" në asteroid mund të realizohet me ndihmën e raketëmbajtëseve të tipit "Angara" (russ. «Ангара») ose "Russ" (russ. «Русь»). Mjaft e përshtatshme për këtë qëllim është edhe raketa balistike ndërkontinentale mjaft premtuese, e projektuar për të zëvendësuar raketën balistike ndërkontinentale "Vojevoda" (russ. «Воевода»). Sipas fjalëve të specialistit, këto lloj raketash mund të transportojnë ngarkesa në distancë deri në 10 milionë kilometra - që është plotësisht e mjaftueshme për të arritur në asteroidin Apophis.

Opsionin më të përshtatshëm për të luftuar mysafirin e paftuar shkencëtarët konsiderojnë shkatërrimin e tij. Sabit Garajev shpreh mendimin si vijon:

- Mund të vendosen disa pajisje goditëse me qëllim që asteroidi të dërrmohet tësisht në copa të padëmshme - deri në 40 metra. Kurse ato pothuajse digjen krejtësisht kur depërtojnë në shtresat e dendura të atmosferës.

0Një sistem i tillë mbrojtjeje do të jetë efektiv nëse Tokës do t’i afrohet ndonjë trup qiellor me diametër deri në 1.5 kilometra. Nga një kometë gjigande, e cila fluturon me shpejtësi 70 km/s, ky sistem, sigurisht, nuk do të mund ta mbrojë dot planetin tonë, shton shkencëtari. Të ngushëllon në këtë rast vetëm fakti se teorikisht një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm një herë në 30 milionë vjet.