Shpejtësia e hedhjes nga stratosfera e parashutistit të njohur austriak Felix Baumgartner, i cili u bë njeriu i parë që tejkaloi shpejtësinë e zërit në rënie të lirë, ishte më e lartë se vlerësimi fillestar. Sipas të dhënave të publikuara sot, ajo ishte 1.356,6 km/h. Vlerësimi fillestar ishte - 1.342,8 km/h.

Baumgartner e vendosi rekordin e tij më 14 tetor të vitit të kaluar, duke u hedhur nga një kapsulë e posaçme që u ngrit në lartësinë 39 km nga një balonë me helium. Rënia e lirë zgjati 4 minuta e 19 sekonda. Më pas u hap një parashutë dhe Baumgartner u ul në mënyrë të sigurtë në tokë.