Qyteti i York-ut në veri të Anglisë deklaroi pretendimet e veta për të drejtën e varrosjes së eshtrave të zbuluara kohët e fundit të Mbretit Richard III.

Kreu i Këshillit bashkiak të qytetit të York-ut, Kersten England, ka ndërmend t’i shkruajë një letër Mbretëreshës, duke i propozuar varrosjen e eshtrave të monarkut në Katedralen e York-ut.

Richard III i përkiste dinastisë së York-ëve, por u vra në afërsi të Leicester - në betejën e Bosworth në vitin 1485. Shkencëtarët e Universitetit të Leicester, të cilët të hënën konfirmuan autenticitetin e eshtrave të mbretit, këmbëngulin se ato duhet të varrosen në Katedralen e Leicester.