Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad mbërriti me një vizitë zyrtare në Egjipt. Në Kajro ai u prit nga Presidenti Mohammed Mursi.

Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi iranian në Egjipt që nga viti 1979, kur ndodhi Revolucioni Islamik në Iran. Asokohe autoritetet egjiptiane vendosën të nënshkruajnë një traktat paqeje më vete me Izraelin dhe Teherani si kundërpërgjigje shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kajron.

Në Egjipt Ahmadinejad do të marrë pjesë në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.