Policia ruse do të pajiset me partinë e parë të armëve me elektoshok (2500 copë) më 15 mars të këtij viti. Më parë Ministria e Punëve të Brendshme pat njoftuar se ka ndërmend të blejë më shumë se 6.800 pajisje të tilla.

Siç theksohet në njoftimin e MPB-së, policia do të blejë pajisjet profesionale AIR-107U, të cilat i përkasin llojit të parë më të fuqishëm të tre llojeve të elektroshokëve. Një pajisje e tillë mund të përdoret nga afër ose nga një distancë prej 4.5 metrash. Shkarkesa elektrike e pajisjes në fjalë mund të variojë nga 70-120 KV.