Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi të hënën ligjin për anullimin e përkohshëm të vlerës maksimale të lejuar të borxhit amerikan.

Sipas ligjit të ri deri më 19 maj të këtij viti qeveria amerikane nuk do të jetë e detyruar të kërkojë leje nga Kongresi për tejkalimin e tavanit të borxhit, i cili aktualisht është fiksuar në shifrën 16.4 trilionë $. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, gjatë kësaj kohe kufiri maksimal i borxhit do të tejkalohet me rreth 450 miliardë $.

Vlera e borxhit të SHBA-së pritet të tejkalojë shifrën e 16.4 trilionë $ që në muajin shkurt. Në mungesë të ligjit të ri kjo do të nënkuptonte defaultin teknik për SHBA-në.