95 pacientët e një klinike private kineze u infektuan me hepatit C nëpërmjet injeksioneve dhe u shtruan në spital. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njofton se ata të gjithë trajtoheshin në këtë klinikë për venat me variçe. U arrestua një mjek, hetimi vazhdon.

Klinika ndodhet në provincën e Liaoning në verilindje të Kinës. Hepatiti C shkaktohet nga një virus dhe mund të çojë në kancerin e mëlçisë.