Sot në uzinën e prodhimit të automobilave "Gorki", në qytetin e Nizhni Novgorod, fillon prodhimi me cikël të plotë i makinave me litrazh të vogël të modelit “Chevrolet Aveo”.

Pritet që në vit të prodhohen deri në 30 mijë automjete Sedane dhe Hatchbacks "Aveo". Makinat do të shiten në tregun rus.

Prodhimi i automjeteve në Nizhni Novgorod do të mundësojë plotësimin e kërkesës për makina subkompakte që janë veçanërisht aktuale për banorët e qyteteve të mëdha, të cilët hasin probleme me trafikun tejet të rënduar.