Policia iraniane arrestoi Saeed Mortazavi, ish-prokurorin e Teheranit, i njohur si përndjekës aktiv i opozitës.

Mortazavi, i cili është konsideruar si një nga bashkëluftëtarët më të ngushtë të Presidentit Mahmoud Ahmadinejad, mori nofkën "Kasapi" për pjesëmarrjen e tij në shtypjen e protestave antiqeveritare në vitin 2009, dhe për maninë e tij për torturimin e të burgosurve.

Administrata e Presidentit të Iranit reagoi ndaj arrestimit të Mortazavit, duke deklaruar se incidenti është një manifestim i shëmtuar i luftës politike, çka në vetvete kërkon hetim.

Se për çfarë saktësisht është akuzuar ish-prokurori, nuk dihet ende. Dihet vetëm se në vitin 2009 ai u shkarkua nga detyra për shkak të njoftimeve të shumta rreth torturave dhe vdekjeve të të burgosurve nga duart e tij.