Luftime të ashpra shpërthyen të martën në qytetin e Aleppo, ku ka patur beteja të vazhdueshme gjatë 6 muajve të fundit.

"Luftimet e rebelëve kundër forcave qeveritare shpërthyen në të gdhirë të së martës pranë kazermave të ushtrisë në Aleppo. Në të njëjtën kohë tanket e ushtrisë bombarduan zonën e përfshirë në betejë. Ka viktima nga të dyja palët kundërshtare", - njoftuan organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat mbështeten në një rrjet të gjerë aktivistësh dhe mjekësh për marrjen e informacionit.

Të hënën të paktën 123 persona humbën jetën në të gjithë Sirinë si pasojë e dhunës, duke përfshirë 48 civilë, 39 ushtarakë dhe 36 rebelë.