India ka filluar zhvillimin e raketës balistike ndërkontinentale "Agni-VI" me mbushje bërthamore që shkëputen dhe e lokalizojnë në mënyrë të pavarur objektivin. "Agni-VI", në varësi të peshës së saj, do të jetë në gjendje të mbartë 4-6 mbushje bërthamore dhe të godasë objektivat nga një distancë që arrin deri në 6.000 km.

Ashtu si paraardhësja e saj, "Agni-5", raketa e re i përket llojit të raketave me karburant të ngurtë dhe do të jetë me tre faza. Pesha e saj do të arrijë nga 65-70 ton, diametri - 2 m, gjatësia - 20 m. Kjo do të jetë raketa e parë indiane e pajisur me mbushje që e lokalizon në mënyrë të pavarur shënjestrën.