Në Rusi nuk ka lubrifikantë të përshtatshëm për helikoptermbajtëset e desantit të blera në Francë të projektit "Mistral", njoftoi një burim në Kompleksin industrial ushtarak.

Gjithsej për helikoptermbajtëset nevojiten rreth 50 lloje materialesh lubrifikuese që nuk prodhohen në Rusi. Përdorimi i lubrifikantëve rusë rrezikon prishjen e motorit dhe sistemeve të tjera. Ndërkohë që kontrata e lidhur për blerjen e dy helikoptermbajtëseve "Mistral" me vlerë 1.2 miliardë $ nga Rusia nuk parashikon furnizimin me lubrifikantë.