Të hënën në Moskë ra një e dhjeta e normës vjetore të reshjeve të dëborës.

Trashësia e dëborës së rënë, si një parametër meteorologjik, është llogaritur në Moskë që nga viti 1996. Dimri me më pak dëborë është regjistruar në vitet 2007-2008, kur ra gjithsej vetëm 112 cm dëborë. Dimri me reshje më të bollshme dëborë aktualisht është ai i viteve 2011-2012, kur në kryeqytetin rus ra 207 cm dëborë.

Ndërkohë ky dimër i është afruar tashmë këtij treguesi dhe, me sa duket, do të vendosë një rekord të ri. Që nga fillimi i këtij viti në Moskë tashmë ka rënë 205 cm dëborë, ndërkohë që reshjet e dëborës do të vazhdojnë të bien intensivisht gjatë gjithë muajve shkurt dhe mars.