Fregata kineze, që po patrullonte në ujërat pranë ishujve Senkaku, mori në shënjestër një shkatërrues japonez, i cili gjendej në të njëjtën zonë me qëllime të ngjashme. Incidenti, i cili u bë i ditur vetëm tani, ndodhi më 30 janar.

Anija kineze drejtoi një radar drejt japonezëve, i cili destinohet për matjen e madhësisë së objektivit të shënjestruar dhe distancës nga ai. Zakonisht një procedurë e tillë paraprin hapjen e zjarrit. Marinarët japonezë treguan vetëpërmbajtje dhe nuk morrën masa për t’iu kundërpërgjigjur asaj.

Ekspertët argumentojnë se drejtimi i radarit për të vënë në shënjestër luftanijen e një vendi të huaj është një veprim shumë i rrallë dhe tejet i rrezikshëm që mund të provokojë një sulm të menjëhershëm.