0Por pjesa më spektakolare e programit do të jetë show ajror i grupit të pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. «Русские витязи»).

Galeria fotografike

Rusia vazhdon të mbetet një nga eksportueset më të mëdha të armatimeve dhe pajisjeve ushtarake në Indi. Rreth 70 për qind e të gjitha armëve të këtij vendi janë të prodhimit rus. Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë rreth 40 kompani nga Rusia. Pavijonin më të madh ekspozues e ka “Rosoboronexport”. Kjo kompani vazhdon të marrë pjesë në tenderin e Forcave Ushtarake Ajrore të Indisë për blerjen e aeroplanëve-cisternë shumëqëllimorë si dhe do t’i propozojë pjesëmarrësve të ekspozitës ndërkombëtare avionët e vet transportues ushtarakë dhe helikopterë, të cilët e kanë rekomanduar tashmë veten në mënyrë mjaft të denjë, tha në një intervistë me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë" Zëdhënësi zyrtar i kompanisë “Rosoboronexport”, Vjaçesllav Davidenko:

- Në Bangalore ne do të prezantojmë aeroplanin trajnues luftarak “Yak-130” (russ. “Як-130”), aeroplanin-cisternë të furnizimit me karburant “Il-78MK90” (russ. “Ил-78МК90”), avionin e ri ushtarak të transportit “Il-76MD-90A” (russ. “Ил-76МД-90А”), aeroplanin amfib shumëfunksional “Be-200” (russ. “Бе-200”), helikopterët “Mi-35M (russ. “Ми-35М”) dhe “Ka-31” (russ. “Ка-31”). Në ekspozitën në fjalë do të paraqiten sisteme të besueshme, shumë të sigurta, të cilat mund të garantojnë mbrojtjen nga sulmet ajrore të objekteve ushtarake në Indi, qendrave administrative dhe politike dhe komponenteve infrastrukturore. Fjalë bëhet për sistemet raketore të mbrojtjes kundërajrore "Antei 2500" (russ. «Антей 2500»),kompleksinraketor "Tor-M2E" (russ. «Тор-М2Э»), "Buk-M2E", (russ. «Бук-М2Э») si dhe kompleksin raketor anti-ajror “Pancir-S-1” (russ. «Панцирь-С-1»).

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, interes më të madh duhet të ngjallë aeroplani “Il-76MD-90A” (russ. “Ил-76МД-90А») - avioni i famshëm i modernizuar ushtarak rus i transportit “Il-76” (russ. «Ил-76») që vazhdon të fluturojë edhe sot e kësaj dite. Tonazhi i këtij aparati fluturues është 50 ton, me shpejtësi - 850 kilometra në orë, distanca e fluturimit - më shumë se pesë mijë kilometra. Avioni ka një konstruksion krejtësisht të ri të krahëve. Kjo makinë është shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga Kina, është fort e interesuar për blerjen e këtyre avionëve edhe India.

Një tjetër pjesëmarrës i ekspozitës - koncerni rus i prodhimit të mjeteve për mbrojtjen antiraket "Almaz-Antei" («Алмаз-Антей») - ka bërë zgjedhjen e vet në favor të zhvillimit të bashkëpunimit tekniko-ushtarak me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit. Kompania do të prezantojë kompleksin me rreze të shkurtër veprimi "Tor-M2KM” (russ. «Тор-М2КМ»).

0Ekspozita në Bangalore, po ashtu si dhe të gjitha sallonet ndërkombëtare më të mëdha të teknikës së aviacionit në botë, përfshin debutimin e grupeve të pilotazhit të lartë. Edhe këtu vizitorët i pret show spektakolar, mjaft impresionues, i grupit të njohur rus të pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. «Русские витязи»). Siç pritet, pilotët do të demonstrojnë një komplet të tërë elementesh unikale, duke përfshirë ato të famshme "Kambana" (russ. «Колокол»), "Kobra" (russ. «Кобрa»), si dhe do të krijojnë me avionët e tyre figurën mjaft spektakolare të quajtur "Rombi" (russ. «Ромб»).