Avioni i pasagjerëve "ATR-42" i kompanisë ajrore UTair, i cili po fluturonte nga Tjumeni në Najabrsk, të martën më 09:05 me orën e Moskës kreu një ulje të detyruar në aeroportin e qytetit të Tjumenit për shkak të mosfunksionimit të motorit të djathtë. 31 pasagjerët dhe tre anëtarët e ekuipazhit nuk u lënduan.

Shërbimi për shtyp i kompanisë UTair e konfirmoi informacionin mbi incidentin. Pasagjerëve u është vënë në dispozicion një avion tjetër. Nisja është planifikuar më 11:55 me orën e Moskës.