Mjeshtri i tatuazheve Rusllan Tumanjanc u bë një hero i vërtetë, pasi bëri tatuazh emrin e tij në fytyrën e së dashurës 18-vjeçare nga qyteti i Saransk. Vajza quhet Alesia, ajo është dizajnere. Asaj i erdhi për zemër ideja e një tatuazhi të tillë.

Vajza pohon se do ta dashurojë për shekuj me radhë Rusllanin dhe se është e gatshme t’i vërë në dispozicion atij çdo pëllëmbë të trupit të vet për qëllime të tilla, madje dhe të martohet me të. Çifti u takua në Moskë një muaj më parë dhe për këtë kohë të rinjtë arritën të fejohen.