Qeveria e Argjentinës njoftoi ngrirjen e përkohshme të çmimeve për të gjitha produktet që shiten në rrjetet kryesore të dyqaneve të vendit me qëllim luftimin e inflacionit në rritje. Grupi, që përbën 2/3 e tregut të supermarketeve në Argjentinë, ra dakord të ruajë çmimet në nivelin aktual deri në 1 prill.

Kjo deklaratë u bë vetëm pak ditë pasi FMN-ja akuzoi Argjentinën për paraqitjen e të dhënave të pasakta mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike. Argjentina pohon se norma vjetore e inflacionit në vend nuk e kalon 11%. Por ekonomistët besojnë se shifrat reale janë sa dyfishi i të lartpërmendurave.