Në Arabinë Saudite predikuesi i njohur fetar Fayhan Al-Ghamdi, i cili përdhunoi dhe vrau vajzën e tij 5-vjeçare, ia hodhi me 3 muaj burg dhe një kompensim monetar.

Al-Ghamdi e torturoi për vdekje fëmijën, kur ai dyshoi se ajo nuk ishte e virgjër. Si dënim "për kurvëri" Al-Ghamdi e përdhunoi vajzën, i theu brinjët, shtyllën kurrizore dhe kafkën fëmijës. Përveç kësaj i gjithë trupi i vajzës ishte i mbuluar me vula të zeza dhe të djegura.

Gjykata e obligoi predikuesin t’i paguante vetëm një kompensim nënës së vajzës së vrarë (rreth 50 mijë $) dhe u lirua nga paraburgimi. Me gjithë ashpërsinë e Kodit penal të Arabisë Saudite burrave, të cilët vrasin anëtarë të familjes së tyre (fëmijët dhe gratë) nuk u jepen dënime të rënda.