Studimet kanë treguar se 80% e përdoruesve rusë të Internetit përdorin aktivisht rrjetet sociale.

Treguesi i të qënit aktiv në rrjetet sociale është pak më i lartë te femrat (87%) se sa tek meshkujt (73%). Në varësi të moshës përqindja e përdoruesve të rrjeteve sociale vjen duke u reduktuar: 90% e 18-24 vjeçarëve dhe 73% e rusëve mbi 45 vjeç.

Vetëm 8% e rusëve mbi 16 vjeç, të cilët janë përdorues të Internetit, kurrë nuk kanë qenë të pranishëm në rrjetet sociale. Në 93% të rasteve rusët i përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me miqtë. Ndërsa 1 në 5 raste rrjetet sociale konsiderohen edhe si një mjet pune.