Policia e qytetit meksikan të Acapulco-s njoftoi mbi përdhunimin e 6 turisteve spanjolle dhe një meksikaneje nga një grup militantësh të armatosur. Sipas njoftimeve, kriminelët në mëngjes herët më 4 shkurt bastisën shtëpitë pranë plazhit. Viktimat - vajza të moshës nga19-25 vjeç - ishin në gjumë, dhe kriminelët, rreth 10-15 veta, i kapën ato në befasi.

Situata me sigurinë në Meksikë është përkeqësuar në mënyrë dramatike në vitin 2006, kur qeveria u shpalli luftë karteleve të drogës.