Shkencëtarët britanikë njoftuan se skeleti i njeriut me gjurmë të plagëve luftarake, i gjetur gjatë gërmimeve në qendër të qytetit Leicester, në të vërtetë përfaqëson eshtrat e Mbretit Richard III.

Arkeologët i zbuluan eshtrat e mbretit, i cili ka sunduar në shekullin XV, në shtator të vitit të kaluar në territorin e një parkingu të qytetit.

William Shakespeare e ka portretizuar Mbretin Richard III në dramën e tij historike me të njëjtin titull si një gungaç të të zymtë, barbar, që vrau nipërit e vet dhe rrëmbeu fronin. Historianët bashkëkohorë besojnë se dramaturgu e ka ekzagjeruar si tepër, duke e veshur atë me veti tejet negative.

0Mbreti Richard III u vra në betejën e Bosworth në vitin 1485. Për disa shekuj me radhë vendi i varrimit të tij ishte i krejtësisht i panjohur.