Rusia që prej 4 shkurtit të vitit 2013 ndaloi importimin e mishit të ngrirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

Kufizimet e furnizimit të mishit nga SHBA-ja kanë të bëjnë me faktin se pala amerikane, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e autoriteteve ruse, nuk ka ofruar informacionin e duhur mbi masat e marra në lidhje me parandalimin për importimin në Rusi të produkteve, të prodhuara me përdorimin e substancës raktopaminë (ang. ractopamine).

0Ndalimi i furnizimeve nga Gjermania i mishit të ngrirë të pulave, viçit dhe derrit lidhet me përhapjen në këtë vend të virusit Schmallenberg dhe garancisë së paefektshme të shërbimeve veterinare gjermane.