Cikloni, që erdhi nga Deti Okhotsk, shkaktoi në Kamçatkë rënien e reshjeve të dendura të dëborës në një sasi sa 1/3 e normës mujore, shpejtësia e erës po intensifikohet deri në 30 m/s.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe stuhive të fuqishme është ndërprerë komunikimi ajror me kontinentin, në Petropavllovsk-Kamçatskij është anuluar mësimi në shkolla, është vështirësuar mjaft qarkullimi automobilistik në autostrada. Në zonat malore është shpallur rreziku i rrëshqitjes së orteqeve.

0Pritet që në ditët e ardhshme, me tërheqjen e ciklonit, reshjet e dëborës të jenë më pak intensive dhe jo kaq të zgjatura.