Banorët e Kinës po përgatiten për të festuar Vitin e Ri, i cili, sipas kalendarit Hënor, do të vijë më 10 shkurt. Shumë njerëz këto ditë nisen për rrugë, me qëllim që ta presin këtë festë me të afërmit e tyre.

0Në Kinë qindra miliona njerëz punojnë në qytetet e mëdha dhe shumë prej tyre duhet të bëjnë rrugë të gjata qindra e mijëra kilometra, në mënyrë që ditën e festës të ndodhen në gjirin e familjes. Agjencitë e udhëtimeve njoftojnë për shitje rekord të biletave në të gjitha llojet e transportit.