Banoreve të Parisit iu lejua zyrtarisht të duken në vende publike të veshura me pantallona. Ndalimi, i cili hyri në fuqi në vitin 1799, u anulua me vendim të Ministres për të drejtat e femrave, Najat Vallaud-Belkacem.

Më parë ndalimin janë përpjekur ta anullojnë në mënyrë të vazhdueshme, por autoritetet e shtynin vendimmarrjen për këtë çështje, duke iu referuar faktit se aktualisht nuk ia vlen t’i kushtohet vëmendje "arkeologjisë ligjore".

0Ligji për pamjen e jashtme thoshte se gratë mund të veshin pantallona vetëm me leje të posaçme. Përveç kësaj, paraqitja me "veshje për meshkuj" midis njerëzve ishte e mundur vetëm në raste të veçanta - për shembull, gjatë kalërimit. Në bazë të ligjit policia e Parisit mund t'i ndalonte gratë e veshura me pantallona, por në praktikë, ligji nuk aplikohet që prej kohësh.