Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Diosdado Cabello, deklaroi se gjendja shëndetësore e Presidentit Hugo Chavez gradualisht po përmirësohet.

Herën e fundit Lideri i Venezuelës u duk në publik rreth tetë javë më parë - para se t’i nënshtrohej operacionit për heqjen tumorit kanceroz.

0Në tetor të vitit të kaluar Hugo Chavez fitoi zgjedhjet presidenciale, por për shkak të sëmundjes onkologjike nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në inaugurimin e vet. Opozita kritikon qeverinë e vendit për "fshehje të informacionit" në lidhje me gjendjen shëndetësore të Presidentit.