Dy shtetasit rusë, të kapur nga militantët në Siri në dhjetor të vitit 2012, u liruan, njofton Ministria e Jashtme e Rusisë. Së bashku me ta u lirua dhe një shtetas italian.

"Më 3 shkurt në këmbim të militantëve u liruan qytetarët rusë Viktor Gorellov dhe Abdessatar Khassun, të kapur më 12 dhjetor të vitit 2012 si pengje nga ekstremistët sirianë gjatë rrugës së tyre nga qyteti Homs për në qytetin Tartus në perëndim të Sirisë", - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

0Njoftohet gjithashtu se qytetari italian Mario Belluomo do t’i transferohet, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë, përfaqësuesve zyrtarë të Italisë.