Në SHBA u vra Kapteri kryesor në lirim i këmbësorisë së marinës Chris Kyle, i cili konsiderohej si snajperi më i mirë në historinë amerikane. Hetimi supozon se Chris Kyle është qëlluar për vdekje nga një tjetër veteran - Eddie Ray Ruth.

Motivet e vrasësit ende nuk janë zbardhur, por, me sa duket, atë mund ta ketë shtyrë për kryerjen e këtij krimi një çrregullim psiqik post-traumatik, i shkaktuar nga pjesëmarrja e tij në fushatën ushtarake irakiane.

Chris Kyle konsiderohej si snajper rekordmen: vetëm sipas të dhënave të konfirmuara zyrtarisht, gjatë luftës në Irak ai ka vrarë 160 persona.