Populli i Kubës votoi në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare - parlamentin njëdhomësh, në të cilin nuk përfshihet asnjë parti opozitare. Të gjithë kandidatët elektoralë ishin zgjedhur nga Partia Komuniste në pushtet.

0Në Kuvendin Kombëtar janë parashikuar 612 mandate deputetësh, të cilët më pas do të zgjedhin kryetarin e shtetit, zëvendësit e tij dhe zyrtarët e tjerë të lartë. Kryetar i Këshillit të Shtetit pothuajse me siguri të plotë do të bëhet sërisht Raul Castro.