Një autobus u përmbys në autostradë 130 km në lindje të Los Angeles. Siç njoftuan sot mediat lokale, si rezultat i aksidentit dhjetë persona kanë gjetur vdekjen dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar. Gjendja shëndetësore e disa të plagosurve është tejet e rëndë.

0Aksidenti ndodhi në mbrëmjen e së dielës më 18:30 sipas orës lokale në afërsi të pyllit kombëtar “San Bernardino”. Ende nuk bëhet e ditur se cili ishte shkaku i aksidentit të ndodhur. Aktualisht në këtë rajon është bllokuar qarkullimi i makinave në autostradë.