Në qeverinë e Koresë së Jugut dyshojnë se Koreja e Veriut po përgatitet për të zhvilluar jo një, por dy shpërthime bërthamore. Ekspertët arritën në këtë përfundim pasi analizuan imazhet satelitore.

Zhvillimi i punimeve përgatitore u pikas në dy tunele nëntokësore në perëndim dhe në jug të poligonit Punggye-ri. Ka mundësi që të dy shpërthimet të ndodhin njëkohësisht ose me një interval të shkurtër kohor, njëri pas tjetrit. Provat kanë për synim përftimin e teknologjive, të cilat do të mundësojnë instalimin në raketa të mbushjeve bërthamore.

0Në të njëjtën kohë në Korenë e Jugut pranojnë faktin që punët në njërin prej tuneleve të sipërpërmendur mund të zhvillohen thjesht për maskim. Përgatitja për testimin bërthamor, me sa duket, ka përfunduar.