Ushtarakët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut filluan stërvitjet e përbashkëta detare në brigjet lindore të Gadishullit Korean. Siç u njoftua, në këto manovra, përveç anijeve të lundrimit në sipërfaqe, do të përfshihet edhe një nëndetëse bërthamore e Forcave Ushtarke Detare të SHBA-së. Përfaqësuesit e Komandës koreane vunë në dukje se ky hap i aleatëve është një paralajmërim për Korenë e Veriut, e cila po përgatitet për një tjetër provë bërthamore.

Koreja e Veriut ka shprehur tashmë protestën e vet në lidhje me manovrat ushtarake pranë kufijve të saj.