Shërbimet izraelite të sigurisë gjatë një bastisje nate në Bregun Perëndimor të lumit Jordan arrestuan të paktën 25 palestinezë të dyshuar për veprimtari terroriste. Ky është inkursioni më i gjerë i tyre gjatë kohëve të fundit.

0Shumica e të arrestuarve janë pjesëtarë të organizatës “Hamas”, ndërsa disa prej tyre kanë dhe pozicione mjaft të larta në hierarkinë e organizatës. Siç njoftuan burimet palestineze, ndër të arrestuarit tre janë deputetë të Kuvendit legjislativ palestinez.