Policia e Londrës po heton praktikën e përdorimit të emrave të fëmijëve, që kanë vdekur në moshë të njomë, nga bashkëpunëtorët e policisë, të cilët punojnë në konspiracion të plotë për depertimin në grupet e aktivistëve politikë.

0Sipas të dhënave të gazetës “The Guardian”, gjithsej departamenti i policisë, i cili tani është shpërbërë, ka përdorur emrat e rreth 80 fëmijëve të vdekur. Policët kanë marrë pasaporta dhe patenta shoferi me emrat e fëmijëve të vdekur, njofton botimi. Bëhet fjalë kryesisht për bashkëpunëtorët e policisë që kanë punuar në vitet 1980.