Presidenti i SHBA-së Barack Obama në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CBS deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një rishikim të mëtejshëm të sistemit të taksave, por nuk pritet ndonjë rritje e mprehtë e tyre. Sipas fjalëve të Presidentit, bëhet fjalë për bllokimin e shtigjeve të anashkalimit të taksave dhe mënyrën e mençur të reduktimit të shpenzimeve.

0Më parë për rritjen e pashmangshme të tatimeve mbi të ardhurat deklaroi Kreu i demokratëve në Senat, Harry Reid. Përveç kësaj, në fillim të vitit 2013 në SHBA u rritën taksat për çiftet familjare me të ardhura vjetore më shumë se 450 mijë dollarë.