Autoritetet e Myanmar-it (ish Birmania) filluan bisedimet me rebelët nga provinca Kachin në veri të vendit. Negociatat po mbahen në qytetin Ruili në kufi me Kinën.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës deklaroi se konflikti në Kachin është një çështje e brendshme e Myanmari-it. Megjithatë autoritetet kineze rikujtuan se më 30 dhjetor, gjatë hapjes së zjarrit me armë nga pozicionet e trupave rebele, disa predha ranë në territorin kufitar me Kinën.

0Si rezultat i konfliktit dhjetëra mijëra banorë të këtij rajoni janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.