Presidenti i Indisë Pranab Mukherjee miratoi hyrjen në fuqi të dënimit me vdekje, si dënim maksimal për ushtrim të dhunës seksuale.

0Për gjashtë javë vendimi i Kryetarit të shtetit duhet të miratohet nga parlamenti, gjë pas së cilës ai do të hyjë menjëherë në fuqi. Sipas ligjit të ndryshuar, dhunuesit do t’i presë ndëshkimi nga shtatë vjet heqje lirie deri te dënimi me vdekje, i cili nuk do të zbatohet ndaj përdhunimeve të kryera në çiftet martesore.