Anija e madhe antinëndetëse e Forcave Ushtarake Detare të Rusisë "Severomorsk" (russ. «Североморск») ia hyri sot përmbushjes së detyrës së vet për mbrojtjen e anijeve civile nga sulmet e piratëve në Gjirin e Adenit.

0"Aktualisht ekuipazhi i saj po realizon shoqërimin e anijes akullthyese shumëqëllimore ruse "Vitus Bering" (russ. "Витус Беринг" ) në ngushticën Bab el-Mandeb - njoftuan në shtabin e flotës. - Kalimi planifikohet të përfundojë ditën e enjte. Më pas ekuipazhi i “Severomorsk” do të marrë pjesë në formimin dhe shoqërimin e karvanit ndërkombëtar të anijeve që do të lundrojë në drejtim të kundërt".