15 vetë humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë PEMEX në Mexico City, njoftojnë autoritetet lokale.

Brenda ndërtesës, nga e cila janë evakuuar mijëra punonjës, nën rrënoja mbeten akoma edhe rreth 30 persona. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.

Presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto ka premtuar një hetim të hollësishëm të ngjarjes dhe i shprehu ngushëllimet e veta familjeve të viktimave.