Drejtuesit e Teatrit Bolshoi së bashku me trupën artistike të Wayne McGregor vendosën ta shtyjnë baletin "Pranvera e shenjtë", i cili ishte planifikuar të shfaqej në fund të marsit, deri në shërimin e plotë të drejtuesit të trupës së baletit Sergei Filin, rrëfeu shefja e shërbimit për shtyp të Teatrit Bolshoi, Katerina Novikova.

Ndërkohë që festivali "Shekulli i "Pranverës së shenjtë"- Shekulli i modernizmit", në kuadër të të cilit duhej të shfaqej premiera e baletit, do të mbahet në afatet e caktuara nga 27 marsi - 21 prill.

Sergei Filin i është nënshtruar tashmë disa operacioneve plastike, pas asaj kur më 17 janar 2013 një person i panjohur i hodhi atij acid sulfurik në fytyrën.