Sulmin terrorist pranë Ambasadës së SHBA-ve në Ankara, si rezultat i të cilit u vranë të paktën 3 persona, mund ta ketë kryer një terrorist kamikaze, i cili ishte anëtar i një grupi të majtë radikal, njoftoi ditën e premte televizioni shtetëror turk.

0Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, mendon se shpërthimi pranë Ambasadës amerikane ishte rezultat i një sulmi terrorist, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bashkëpunojnë me policinë turke në lidhje me këtë çështje dhe po vlerësojnë dëmin e shkaktuar.